TINY ASTRO:ZERO GRAVITY
TINY ASTRO: ZERO GRAVITY është një lojë 2D Platformer me tematikë hapësinore, ku lojtari kontrollon një astronaut të vogël në një aventurë plot sfida dhe eksplorim në gravitet zero.
Loja përmban 2 nivele të ndryshme, ku secili nivel sjell ambiente të reja, pengesa më të vështira dhe sfida që testojnë aftësitë e lojtarit. Gjatë udhëtimit, lojtari duhet të lëvizë me kujdes nëpër platforma, të shmangë acidin dhe kurthet, si edhe të përballet me armiq të ndryshëm për të arritur objektivin final.
Për të vazhduar progresin në lojë, lojtari duhet të mbledhë objekte speciale si:
- Score Pickups për grumbullimin e pikëve.
- Health Pickups dhe Full Health Pickups për rikuperimin e jetës.
- Extra Life Pickups për fitimin e jetëve shtesë.
- Key Cards me ngjyra të ndryshme, të cilat përdoren për të hapur dyert përkatëse dhe për të avancuar në nivel.
- Goal Pickups, që tregojnë përfundimin e misionit kryesor.
Loja përfshin gjithashtu elementë vizualë të personalizuar, si një Main Menu me dizajn unik hapësinor dhe një Cover Image (Logo) origjinale që përfaqëson identitetin e lojës TINY ASTRO: ZERO GRAVITY.Hyni në botën e hapësirës, kapërceni pengesat dhe ndihmoni astronautin e vogël të përfundojë misionin e tij në një aventurë plot aksion dhe eksplorim!
Punoi: Esi Nezha


